English

Tiranë, policia gjobit 276 shoferë, shkelen rregullat e qarkullimit

Tiranë, 16 dhjetor NOA - Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore në Tiranë ka gjobitur 276 shoferë pasi shkelën rregullat e qarkullimit.

Policia e kryeqytetit ka vazhduar sërish aksionin e saj kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit rrugor.

Gjatë ditës së djeshme, janë ndërmarrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ku janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 38 leje qarkullimi të automjeteve. Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 356 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. "Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga Policia e Tiranës.

Kështu vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 276 drejtues mjetesh si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi.

k.k/NOA
KOMENTE