Prishtinë, 17 dhjetor, NOA - Në të paktën 9 qendra votimi në Kosovë nuk do të njihen rezultatet e shpallura deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për to, sikundër do të anulohen edhe 600 vota në Prizren.
Ky lajm mbërrin nga autoritetet kosovare, të cilat kanë pranuar në këtë mënyrë ankimimet e bëra nga forca të ndryshme politike të Kosovës lidhur me parregullsitë në procesin zgjedhor.
E tillë është përshembull Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka deklaruar se në Gjilan ka pasur parregullsi gjatë votimit, ndërkohë që Partia Demokratike e cilëson rezultatin si të rregullt. LDK ka deklaruar në këtë mënyrë se demokracia është "e rrezikuar" dhe së vullneti i qytetarëve të Kosovës është "cenuar" gjatë procesit të fundit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pohuar se ka marrë një numër ankesash nga partitë politike për parregullsi në qendrat e votimit, ndërkohë që koalicioni i OJQ-ve kosovare, Demokracia në Veprim, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që janë duke ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organet e tjera për zgjedhje. n.e/NOA
Â