Korçë, 17 dhjetor, NOA - Një kalimtar është gjendur i përplasur ndërsa ecte normalisht në rrugë prej një makine e cila ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar aksident. Për fat të mirë, ky i fundit nuk ka rezultuar fatal dhe i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të policisë së Korçës, sipas të cilave tashmë janë kryer veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit", në ngarkim të 24-vjeçarit S. Maliqllari, lindur dhe banues në fshatin Sheqeras të Korçës.
Kjo pasi duke drejtuar mjetin e tij tip Opel Astra me targë ZHP8070 në rrugën dytësore Korçë-Sheqeras, ai ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar një person i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
n.e/NOA