English

Berisha në Kopenhagen: Do ta kthej Shqipërinë në superfuqi të energjisë së gjelbër

Kopenhagen, 17 dhjetor NOA/UPDATE - "Objektivi i qeverisë sime është ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vogël prodhuese të energjisë së gjelbër në rajon".

Kështu ka deklaruar sot kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në Samitin për Ndryshimet Klimatike të zhvilluar në Kopenhagë, Danimarkë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh gjithashtu se qeveria shqiptare i konsideron ndryshimet klimatike si një prej kërcënimeve më serioze me të cilën përballet planeti ynë dhe një prej çështjeve më komplekse që duhet trajtuar me vendosmëri dhe efikasitet.

Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare ka integruar në Strategjinë e saj të Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon.

"Shqipëria, edhe pse çliron në atmosferë 5 herë më pak gazra, me efekt serre, për fryme të popullsisë, në krahasim me vendet e industrializuara, është një vend që ka filluar të përballet me pasojat që lidhen me ndryshimet korrente të klimës, veçanërisht në zonën e bregdetit të Adriatikut.

Shqipëria është e vendosur për të plotësuar detyrimet qe rrjedhin nga UNFÇC dhe Protokolli i Kyotos. Qeveria Shqiptare, ka integruar ne Strategjinë e saj të Zhvillimit Kombëtar parimin e zhvillimit te qëndrueshëm, si dhe nxitjen e teknologjive te gjelbra duke synuar drejt një ekonomie pa karbon.

Gjithashtu, në politikat tona të zhvillimit ne po i përmbahemi parimit "Të veprojmë lokalisht dhe të mendojmë globalisht" tha Berisha.

"Objektivi i qeverisë sime është ta kthejë Shqipërinë në një superfuqi të vogël prodhuese të energjisë së gjelbër në rajon.

Aktualisht rreth 95% e burimeve dhe konsumit të energjisë së vendit tim vjen nga energjia hidrike. Potencialet hidrike janë shumë të mëdha.

Më shumë se 2/3 ngelet për tu shfrytëzuar.Â

Në këtë kontekst, ne planifikojmë të ndërtojmë rreth 440 hidrocentrale me një fuqi totale prej, së paku 20 miliardë kilovatore. Janë firmosur kontrata për rreth 130 prej tyre. Kompani nga e gjithë bota punojnë sot në vendin tim" tha më tej kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE