Tiranë, 17 dhjetor NOA - Një javë pas pretencës së prokurorisë, Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur fajtor dhe ka vendosur burgim të përjetshëm për vrasësin e dy policëve.
Afrim Hasani do të kalojë gjithë jetën në qeli, pasi vrau dy policë në Kukës, vendimi u mor sot nga trupi gjykues i Krimeve të Rënda.
Afrim Hasani mori dënimin me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e dy policëve Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha e ndodhur më 24 mars 2009 në fshatin Shën Mëri të Kukësit.
Ngjarja e cila ndodhi në mars të këtij viti kishte për motiv një konflikti mes autorit dhe dy punonjësve të policisë, pasi ata e kishin kallëzuar Afrim Hasanin, person me precedentë të mëparshëm penalë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kukës për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës së tjetrit.
I pandehuri, Afrim Hasani Hasani qëlloi dy policët me breshëri automatiku në ambientet e një lokali në fshatin Shën Mëri dhe më pas u largua për t'i shpëtuar policisë por liria e tij nuk zgjati shumë.
k.k/NOA