Gjirokastër, 17 dhjetor NOA - Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës ka zhvilluar sot analizën vjetore për Kufirin dhe Migracionin.
Fjalën e hapjes e ka mbajtur  Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër drejtues Eduart Caka.
Sipas Cakës, gjatë vitit 2009, nga efektivat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër është punuar për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave të vëna në fillim të vitit 2009.
"Parandalimi dhe goditja e trafikimit e kontrabandimit të qenieve njerëzore, si dhe trafikut të lëndëve narkotike, ka qenë parësore gjatë këtij viti dhe si rezultat i punës së bërë është bërë e mundur të goditen 14 raste të "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit ", ku janë vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e këtyre veprave penale, si dhe 8 raste të "Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike", dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojeve heroinë dhe marijuanë" tha Cakaj.                       Â
Gjatë vitit 2009, nga ana e Sektorit të Shërbimeve Operacionale janë evidentuar 47 vepra penale dhe zbuluar 44 prej tyre me 48 autorë, nga të cilët 22 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, 21 prej tyre arrestuar në flagrance, 3 ndaluar dhe 2 shpallur në kërkim.
Në stacionet e policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër janë kapur 3238 shtetas në tentativë për të kaluar kufirin e gjelbër.
Gjatë këtij viti është bërë e mundur kapja në flagrancë e 8 ngarkesave më lëndë narkotike, të cilat kishin qëllim kalimin për në shtetin fqinj nëpërmjet pikës së kalimit kufitar dhe kufirit të gjelbër.
k.k/NOA