Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dalë sot me vendimin për të mos e ndryshuuar gjykatësen e çështjes në ngarkim të Aldo Bares, një javë pasi avokati i këtij të pandehuri kërkoi ndryshimin e gjykatëses, Fatmira Hajdari.
Gjyqtarja Fatmira Hajdari është caktuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të drejtuar këtë proces, por në seancën gjyqësore të datës 9 dhjetor ajo është njohur me kërkesën e Aldo Bares për ta lënë postin për çështjen e tij.
Kjo kërkesë ka qenë e argumentuar sipas Bares me pasjen e konfliktit të interesit nga ana e gjyqtares Hajdari në këtë proces.
Ndërkaq, pak ditë më parë avokati mbrojtës i Bares depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e klientit të tij me argumentimin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit.
n.e/NOA
Â