English

"Hap kutitë ose largohu", nis protesta e opozitës në Elbasan

Elbasan, 17 dhjetor NOA - Nën moton "Hap kutitë ose largohu" ka vijuar opozita protestën e radhës në Elbasan. Gjatë tubimit kanë marrë fjalën deputetë të Partisë Socialiste, të këtij qarku. "Sali Berisha, hap kutitë ose largohu" thotë sot Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Cerriku dhe e gjitha Shqipëria", - tha gjatë fjalës së tij deputeti Taulant Balla.

Deputetët gjatë fjalës së tyre kanë folur për krizën ekonomike, kryesisht për rritjen e energjisë elektrike, dhe mospagesat e mësuesve dhe pagat e pensionistëve.

Protesta ka për qëllim hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe zgjidhjen e krizës ekonomike.

Ndërkohë që në protestë ka folur edhe kreu u Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdni i cili u shpreh se po cenohet autonomia vendore, dhe po rrezikohen bizneset.

k.k/NOAÂ

KOMENTE