Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Deri në këto momente, në Shqipëri kanë rezultuar 334 raste të konfirmuara si të prekura me virusin AH1N1 i cili shkakton të ashtuquajturin "gripi i derrit", ndërsa prej tij kanë vdekur 5 persona.
Këto shifra komunikohen në buletinin më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit shumica e të prekurve me virusin AH1N1 gjendet në Tiranë dhe më pak të tjerë në rrethet e vendit.
"Mosha mesatare e të prekurve rezulton të jetë 23 vjeç", citon buletini i ISHP-së, duke vënë në dukje se gripi i derrit po tregohet i pamëshirshëm ndaj të gjitha kategorive, si të moshuarve, ashtu edhe fëmijëve apo të rinjve. Â
Ndërka, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dijeni veç të tjerash se
po shënohet edhe ritje të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, ku fëmijët rezultojnë të jenë më të prekurit prej tyre.
Dje në vend, u shënua viktima e radhës nga gripi i derrit, e cila ishte një vajzë 18-vjeçare shtatzanë e në këtë mënyrë humbja e shkaktuar prej AH1N1 ishte e dyfishtë.
n.e/NOA Â