English

Meta: Berisha dhe Rama të lënë retorikat politike e të bashkëpunojnë për integrimin

Tiranë, 17 dhjetor, NOA - Dy liderët e forcave kryesore politike në vend Berisha dhe Rama, duhet të lënë retorikat politike me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë në të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

I këtij mendimi është shprehur numri dy i qeverisë shqiptare, Ilir Meta, i cili është në të njëjtën kohë edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas një takimi me ambasadorin japonez për lëvrimin e një granti disa milionë euro.

Duke kërkuar nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama që të nisin dialogun, ai e ka cilësuar këtë si një akt mjaft të dobishëm në kuadrin e fazës vendimtare që ka hyrë procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian për vendin.

 "Qeveria është e hapur për të gjetur një kompromis për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Kompromisi të bëhet për interesat e integrimit", u shpreh Meta lidhur me një fakt të tillë, duke këmbëngulur edhe njëherë në nevojën e dialogut mes forcave politike në të mirë të vendit, përtej interesave të forcave politike të veçanta. Sipas tij, integrimi i Shqipërisë qëndron mbi politikën e ditës dhe ky proces nuk është aspak personal që të dëmtohet prej askujt, madje shprehu edhe gadishmërinë për t'u takuar me Ramën mbi zgjidhjen e krizës politike në vend.

n.e/NOA

KOMENTE