Tiranë, 17 Dhjetor NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë planifikon dërgimin e kontigjentit të parë të vaksinave kundër gripit të derrit në Azerbaxhian, Afganistan dhe në Mongoli gjatë javëve në vazhdim. 35 vende të tjera në zhvillim janë në listën e pritjes për të marrë kontigjente falas vaksinash nga agjencia e OKB-së për shëndetin.
Zyrtarë të OBSH-së kanë theksuar se është ende herët të thuhet se epidemia e gripit H1N1 ka kaluar, derisa ka një numër të madh të prekurish në pjesë të Evropës dhe të Azisë Qendrore, citon Evropa e Lirë burime nga OBSH.
Â
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk konfirmoi nëse mes 35 vendeve që do të marrin vaksinën, përfshihet edhe Shqipëria.