English

Pritet hedhja e shortit të Champions League

Tiranë, 17 Dhjetor NOA - Pasi ka përfunduar faza e parë e Chamipons League po priten të kalojnë 8 ditë për të parë hedhjen e shortit për fazën e ardhshme.

Për sa i përket skuadrave italiane e vetmja e cila nuk rrezikon të përballet me ekipet e mëdha është Fiorentina.

Ekipi i Prandelit pasi mundi Liverpulin arriti të siguronte vendin e parë dhe i vetmi ekip që mund të përbëjë rrezik për to është Bajerni i Mynihut.

Tjetër gjë për Milan e Inter të cilat kanë zënë një vend të dytë në grupet respektive. Kështu ato rrezikojnë dhe madje është e sigurt që do të kenë një përballje me tre nga ekipet Angleze Chelsea, Manchester, Arsenal.

Madje Milan dhe inter mund të kenë përsëri një sfidë me spanjollet por këtë herë duke ndryshuar ekipe Barcelona për Milanin dhe Reali për Interin.

Pra shorti që do të hidhet pas tetë ditësh pritet të na dhurojë sfida spektakolare dhe mjaft emocionuese në Champios League.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Jeton Mirena16:46 - 18 Mars 2011
    inter me man utd ishall
  • Jeton Mirena16:44 - 18 Mars 2011
    interi me man utd ishalal