English

PS, Toçi: Protestat nesër në Vlorë dhe Fier

Tiranë, 17 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka paralajmëruar vijimësinë protestave të opozitës të cilët do të zhvillohen nesër në Vlorë dhe Fier për hapjen e kutive të votimit ose largimin e kësaj qeverie.

"Nesër në Vlorë, në orën 15.00 në Sheshin e Flamurit dhe në Fier, në orën 17.00 në sheshin para Prefekturës PS do të vijojë të kërkojë më forcë dhe e palëkundur hapjen e kutive ose zgjedhje të parakohshme" tha Toçi.

"Thirrja jonë për protestën e nesërme në Vlorë dhe në Fier është për të gjithë ata që ndihem të pambrojtur, të gjithë ata që janë pushuar nga puna, apo të kërcënuar, për shkak të mendimit të tyre të lirë, të gjitha ata që janë të rrezikuar për një jetë normale në një vend normal.

Nesër në Vlorë, në orën 15.00 dhe në Fier në orën 17.00  të gjithë qytetarët që ndjejnë çdo ditë e më shumë krizën dhe zhdukjen e qytetit të tyre për interesa korruptive të Sali Berishës duhet të jenë në shesh për të ngritur zërin ndaj kësaj qeverisjeje jo legjitime" th Toçi.

k.k/NOA

KOMENTE