English

Spirit of the Balkans, etno- jazz me Elina Dunin

Tiranë, 17 dhjetor, NOA Nga Milena Selimi - Një koncert që nuk duhet humbur të shtunën në datën 19 dhjetor në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Muzikë ballkanike dhe muzikë jazz. Një ndërthurrje perfekte tingujsh që vjen nga muzikantët e disa vendeve të Ballkanit. Grupi i shtatë instrumentistëve nga Kroacia, Serbia, Bosnja, Bullgaria, Shqipëria drejtohet nga bateristi Dejan Terzic (Gjermani) dhe këngëtarja Elina Duni (Zvicër).

Instrumentistët që luajnë në saksofon, bateri, kavall, klarinetë, kitarrë dhe piano po punojnë me prej disa kohësh me tema të folkut ballkanik që i përshtaten frymës së jazzi t dhe individualiteteve të tyre të spikatura.

Këngëtarja hqiptare Elina Duni jeton prej 17 vjetësh në Zvicer, por shprehet se "Shqipëria është vendi që e bën të përçojë mallin për vendin e saj".

Elina Duni është këngëtarja shqiptare e muzikës Jazz, që jep koncerte në skenat e Evropës, duke bashkuar folkun ballkanik me muzikën jazz.

Në CD-te e saj, gjendet i gjithe Ballkani. Në mbrëmjen e të shtunës ajo do të këndojë këngët shqiptare "Lulet", "as e vogël, as e madhe" dhe këngën bullgare "Kavall sviri".

Kjo punëtori e etno-jazzit organizohet nga Shoqata "Robert Schëartz"Â dhe Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore.

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE