English

Turizmi, Lesi kërkon ndihmën e socialistëve: Shkoj edhe vetë në selinë e PS

Tiranë, 17 dhjetor NOA - Zëvendësministri i Kulturës, Nikoll Lesi ka kërkuar sot ndihmën e specialistëve socialistë për Stradegjinë Kombëtare të Turizmit.

I bindur se në këtë fushë, opozita ka në radhët e saj specialistë u ka bërë thirrje aty të paraqiten në ministri, në të kundërt Lesi deklaroi se mund të paraqitet edhe vet në zyrat e PS-së apo te lideri i tyre Edi Rama.

Lesi ka dalë sot enkas në një konferencë për shtyp për të kërkuar publikisht ndihmën e specialistëve socialist për turizmin.

"Jam duke përpunuar disa ide e platforma brenda varësisë që mbuloj në turizëm në mënyrë që t'ia paraqesim Qeverisë për të bërë amendime në lidhje me Strategjinë Kombëtare të Turizmit.

Prandaj, duke ditur Strategjia mbetet kombëtare dhe i shërben gjithë shoqërisë kam detyrimin ligjor e politik që t'i drejtohem edhe PS-së që të jap edhe ajo ndihmën e saj. PS ka shumë specialistë e profesionistë në këtë fushë, ndaj, nëse ata hezitojnë të më sjellin apo të vijnë në ministri jam unë i gatshëm të shkoj që nesër në zyrat e PS apo edhe tek lideri i tyre Edi Rama" deklaroi sot Lesi.

Duke vazhduar më tej me idenë e tij zv/ministri Lesi theksoi nevojën për disa ndryshime të domosdoshme në këtë Strategji përshtatur edhe me nevojat e reja që kanë lindur në këtë fushë të rëndësishme, industri e cila sjell dhjetëra e dhjetëra milionë të ardhura në buxhetin e Shtetit dhe te familjet shqiptare.Â

I pyetur nga gazetaret se "nëse shkoni në selinë e PS-së a mund të negocioni edhe për takim mes Ramës e Berishës", Lesi tha se " përveçse zv/ministër jam edhe kryetar i një partie politike në koalicion me PD-së, ndaj nëse ma kërkojnë e bëj pa frikë këtë negocim. Por duhet të japin sinjal nëse duan ndërmjetës. Kot se koti nuk futem në mënyrë që të shtypem mes palëve".

k.k/NOA
KOMENTE