Tiranë, 17 Dhjetor NOA - UEFA ka pezulluar një gjyqtar bullgar futbolli, sepse ai dyshohet se është përfshirë në skandalin e fundit të fiksimit të ndeshjeve.
Gjyqtari Anton Genov, pas investigimit të fundit të UEFA-s rezulton të jetë i përfshirë në ndeshjen ndërkombëtare, Maqedoni- Kanada, e cila është zhvilluar në muajin Nëntor. Genov ka dhënë katër penallti, dy për secilën skuadër, gjatë miqësores së kaluar, që Maqedonia fitoi 3-0, me Kanadanë.
"Pasi është intervistuar gjyqtari në fjalë, UEFA ka vendosur që të përjashtojë atë, për të mos gjykuar më asnjë ndeshje ndërkombëtare deri në hetime të mëtejshme," - theksoi zëdhënësi i qeverisë evropiane të futbollit, Rob Faulkner.
Agjencitë e basteve ndërhyjnë në ndeshje të caktuara, duke mundësuar që në disa ndeshje të shënohet një sasi e tillë golash, që llogaritet se do të ishte shumë e vështirë për bastexhinjtë, që ata të bënin kombinimin e saktë.
r.b/NOA