Shkup, 17 dhjetor, NOA - Dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI kanë qetësuar gjakrat pas tensioneve dhe deklaratave të shkëmbyera midis deputeteve të të dyja partive. Gjithçka shpërtheu me deklaratën e deputetes së VMRO-DPMNE-së, Kosana Nikoliç-Mazneva e cila akuzoi dy deputetet e BDI-së, Teuta Arifin dhe Ermira Mehmetin si dy "rejat e BDI-së" që shfaqin antimaqedonizëm dhe sjellje ksenofobike si dhe duke i krahasuar me Mira Markoviçin, gruajën e ish-diktatorit serb Sllobodan Millosheviç.
Reagimi i saj i ashpër pasoi pas reagimeve të fundit të deputeteve të BDI-së, të cilat reaguan lidhur me ngecjet e procesit për zgjidhjen e emrit dhe kundër vendosjes së bustit të Aleksandrit të Madh në sheshin e Shkupit.VMRO-DPMNE dje nëpërmjet një komunikate ka theksuar se është qëndrim personal i deputetes Mazneva, të shprehur kundër deputeteve të BDI-së. "VMRO-DPMNE është parti e madhe dhe demokratike dhe nuk është hera e parë që deputetët e saj të kanë mendime ndryshe nga qëndrimet partiake", theksohet në komunikatën e kësaj partie. Partia e Gruevskit ka bërë të ditur se me këto deklarata të ashpëra dhe komente nuk do të rrënohet koalicioni.
Ndërkohë, nga taborri i BDI-së kanë theksuar se koalicioni funksionon mirë dhe shpresojnë që të jenë të suksesshëm gjatë periudhës së ardhshme. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së BDI-së, Xhevat Ademi ka theksuar se raportet e koalicionit janë të mira dhe ka partneritet. "Janë raporte koalicioni, janë raporte partneriteti që nënkupton se kur ka nevojë bëhen edhe kompromise dmth qoftë gjithçka shkon si thotë VMROo, qoftë gjithçka shkon si thotë BDI-ja. Pra kemi raporte të mira koaliconi", ka theksuar Xhevat Ademi, duke anashkaluar përgjigjen për ngjarjen e fundit në Haraçinë, ku forcat speciale ndërhyn në fshat në kërkim të një personi të arratisur, i kërkuar për kryerje të një vrasje.
NOA-INA
Â
Â
Â