English

Ambasadori grek: Pronat e minoritetit të kërkohen deri në Strasburg

Tiranë, 18 Dhjetor NOA - Ambasadori i Republikës së Greqisë në Tiranë, Nikolaos Pazios thotë se pronësia është një problem evident dhe referuar shqetësimeve që shprehin minoritarët grekë në Shqipëri, thekson se "ambasada është këtu për të ndihmuar në çdo përpjekje të ligjshme që do të ndërmerret", duke mos përjashtuar edhe ndjekjen e të drejtës për pronën, në gjykatat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, z.Pazios thotë se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Evropës së Bashkua brenda vitit 2014 duke përforcuar deklaratat e kohëve të fundit nga diplomacia helene.

Në një intervistë dhënë për "Laiko Vima", ambasadori Pazios, flet mbi disa nga argumentet kryesore të ditës që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, si kufirin detar, problemet mes minoritarëve të OMONIA-s, procesin gjyqësor ndaj Bollanos dhe ndalet sidomos në marrëdhëniet aktuale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Z.Ambasador, këto ditë me organizimin e ambasadës greke në Shqipëri, u zhvillua forumi ekonomik shqiptaro-grek. Rezultatet sipas palës greke dhe asaj shqiptare ishin shumë pozitive. Në këtë kuadër, cili është vlerësimi juaj mbi lidhjet ekonomike Shqipëri-Greqi?

Mendoj se e ardhmja e marrëdhënieve mes dy vendeve është e mbarë. Siç pashë te ky forum, që mora pjesë, ai nuk u konsiderua si rëndësishëm vetëm nga pala greke, por pashë shumë interes dhe nga pala shqiptare. Konstatova se forumi erdhi një moment shumë të volitshëm e të përshtatshëm, sepse si Greqia dhe Shqipëria njëra pas tjetrës u përballën me zgjedhje dhe qeveritë e reja konfirmuan vazhdimësinë e bashkëpunimit në fushën ekonomike. Është hera e parë në historinë e marrëdhëniet greko-shqiptare që brenda 20 ditësh u zhvilluan kaq shumë-takime të nivelit të lartë, si takimi Berisha-Papandreu, Meta Papandreu, e po ashtu edhe prania e zëvendësministrit të jashtëm në Tiranë. A ka diçka specifike që ju të na tregoni?

Unë jam shumë i lumtur për këto takime dhe do të shtoja se ka planifikuar të vizitojë Shqipërinë edhe z. Kouvelis, zv/Ministri i ri i Jashtëm. Ju keni të drejtë kur konstatoni se ka pasur një lëvizje të madhe në kohët e fundit. Mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi ishin takime në nivelin më të lartë politik, takimi i Kryeministrave në Prespë, takimi që bëri Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta me z. Droutsa, mbledhja e Ministrave të Mjedisit të të dy vendeve) të gjitha këto, hapin rrugën për një prirje më lart në marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu janë zhvilluar takime në kuadrin e organizmave të gjerë të tilla si brenda OSBE-së. Nga ana tjetër, ambasada është duke kërkuar metoda për të përmirësuar më tej zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përmbajtjen e tyre. Ne po shqyrtojmë metodat e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve në nivel kulturor dhe arsimor. Po shqyrtojmë mënyra dhe për të zhvilluar sa më shumë të jetë e mundur marrëdhëniet dhe nivelin ekonomik. Këtu duhet të llogaritim faktin se Greqia ka dalë fuqishëm në favor dhe mbështetje të kursit evropian të Shqipërisë.Â

Meqë jemi këtu, z.Papandreu premtoi në takimin me z.Meta por edhe me z.Berisha se brenda vitit 2014 Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Duket si një çek i bardhë, si do ta shpjegonit ju një deklaratë të tillë? Së pari, ka një dimension simbolik për këtë çështje, sepse në vitin 2014 është 100 vjetori i nisjes së Luftës së Parë Botërore. Vendosja e vitit 2014 si afat është që të theksojë këtë element simbolik. Një objektiv i dytë ishte gjithashtu për t'i dhënë shtytje të re kësaj çështjeje në arenën ndërkombëtare, pasi Greqia mendon se nuk ka perspektivë tjetër për vendet e Ballkanit veç asaj të BE-së. Nga ana jonë, Greqia është e përgatitur të bëjë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ardhmen evropiane të këtyre vendeve. Dhe sigurisht nga ana tjetër, këto vende duhet të bëjnë atë që duhet, pra reformat e nevojshme, sa më shpejt të jetë e mundur. Kohët e fundit, ka pasur shumë polemika për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit detar që u krye në fund të muajit Maj midis Shqipërisë dhe Greqisë. Flitet shumë. Na thoni ju lutem, çfarë po ndodh? Më lejoni të them shumë shkurtimisht mendimin tim, i cili është se marrëveshja është tërësisht ligjore. Zbatohen deri në detajin më të vogël, dispozitat e së drejtës ndërkombëtare të detit, njëkohësisht, duke respektuar plotësisht interesat e njërës palë apo tjetrës, apo anën tjetër, pra është reciprokisht e dobishme. Përtej kësaj, as unë dhe askush tjetër nuk mund të ndërhyjë në procesin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nga pala shqiptare, procedurat e të cilës parashikohen nga ligjet shqiptare që respektohen nga të gjithë. Aktualisht ka procese gjyqësore ndaj minoritarëve ku së fundi është ai ndaj kryetarit të bashkisë së Himarës dhe organizatës Omonia Vasil Bollano. Po zhvillohet një maratonë gjyqësore dhe odiseja ende po vazhdon, cili është komenti juaj?

Së pari nuk është një aventurë, por vazhdimësi e cila tani ka arritur në një pikë të lartë. Si përgjigje, do të risillja në vëmendje, deklaratën e bërë nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, pak para vizitës së kryeministrit të mëparshëm Kosta Karamanli. - (Shënim i "Laiko Vima": Z. Berisha ka thënë se dënimi i Bollanos pasqyron qëndrime nga e kaluara). (Shënim i NOA: Në fund të intervistës gjeni reagimin e plotë të Berishës).

Dhimbje më e madhe koke për minoritetin grek, është ajo e pronës, çështja e tokës. Me ligjin nr 7.501 toka u nda si u nda. Ne kemi probleme shumë të mëdha me livadhet, të cilat 80% i kanë marrë njerëzit në mënyrë ligjore ose të paligjshme duke paraqitur dokumente si pasardhës të ish-pronarëve .. Çfarë do të bëhet me këtë problem? Unë mendoj se pronësia është një problem i madh i njerëzimit. Unë konfirmoj se ambasada është këtu për të ndihmuar në çdo përpjekje të ligjshme që do të ndërmerret nga aktorët kryesorë. Gjendemi në bashkëpunim me minoritetin grek për këtë arsye, dhe unë përsëris se ne do të ndihmojë me të gjitha mjetet për të plotësuar kërkesat e tyre legjitime. Por duhet të bëhet dhe një përpjekje për të mbledhur titujt e pronësisë, që të ketë vendime gjyqësore, për të konkluduar deri në fazën finale. Dhe nëse nuk ka pëlqim nga vendime e gjyqësorit të Shqipërisë, ka mjetet juridike në gjykata ndërkombëtare. Kalojmë në çështjen e riorganizimit të OMONOIA-s. Minoritarët grekë në të gjithë Shqipërinë, duhet të jenë të grupuar në këtë organizatë të quajtur Omonia? Kjo është një pyetje që i përket të gjithë grekëve të Shqipërisë. Nuk është e mundur që të themi nga njëra anë se duhet të rifreskohet organizata dhe nga ana tjetër të ketë mosmarrëveshje. Tani për tani flasim për riorganizim për të pasur përmirësim. Nëse nuk i duam drejtuesit aktualë, le t'i ndryshojmë. Por si në njërin rast apo në tjetrin, përgjigjja duhet të jetë e pastër dhe e qartë. Për këtë qëllim duhet të ketë një debat shumë të hapur dhe të ndershëm që do të çojë në disa konkluzione. sepse në qoftë se ne vazhdojmë të flasim pareshtur, pa ndonjë synim të qartë, do të shkojmë në një rrugë pa krye. (Reagimi i Kryeministrit Berisha pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për heqjen e të drejtës politike dhe elektorale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano: "Kryeministri Sali Berisha, duke mbetur gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të çdo qytetari, si dhe për respektimin e plotë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, mendon se interpretime dhe zbatime të ligjeve, të cilat mund të mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shërbejnë qëllimit të vendosjes së ligjit".

KOMENTE