Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 18 dhjetor, NOA - Sikundër ishte parashikuar, çekët e OSSH-së kanë kundërshtuar vendimin e Entit Rregullator, i cili rriti çmimet e energjisë elektrike me 13%, një nivel ky disa herë më i ulët se ai që kishte kërkuar kompania.
Në një deklaratë për shtyp drejtuesit sqarojnë se tarifat e reja do ta çojnë kompaninë drejt falimentimit, pasi niveli i borxhit që ajo u ka palëve të treta arrin në 25.8 miliardë lekë. Çekët kanë bërë të ditur se këto tarifa cënojnë fondin e investimeve. Mbi të gjitha drejtuesit çekë kanë paralajmëruar se do të përdorin të gjitha hallkat e ankimimit, madje ata janë shprehur se do t'i drejtohen edhe Bankës Botërore, për të gjetur të drejtën.
Në deklaratën për shtyp drejtuesit e OSSH nuk kërkojnë rritje të çmimit të energjisë, por kompesim për vitet pasardhëse.
Çekët e kane vlerësuar vendimin e Entit Rregullator si një sulm ndaj investitorëve të huaj. Sipas tyre, tarifat nuk janë reale, pasi nuk ka një studim të mirëfilltë lidhur me humbjet në rrjet, një komponent ky i cili ndikon në tarifë.
Â
Â
Â
Â
Â