English

Dënohen dy shqiptaro-maqedonas, shfrytëzonin vajza për prostitucion

Itali, 18 Dhjetor NOA - Është dhënë sot dënimi për dy shqiptarë, shtetas maqedonas të cilët në bashkëpunim dhe me shqiptarë të tjerë akuzoheshim për shfrytëzim të vajzave të cilat i nxirrnin rrugëve për prostitucion. Kujtim Kurpali dhe Gazmend Kurpali janë dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet e 4 muaj heqje lirie.

Hetimi për maqedonasit nga autoritetet, filloi kur ata u panë të dilnin nga një automjet së bashku me tre prostituta dhe një burrë të moshuar.

Duke marrë shkas nga to karabinierët kanë kryer dhe një sërë arrestimesh të tjera të shtetasve shqiptar të cilët ishin dhe pjesëmarrës të një klani mafioz së bashku me maqedonasit.

Ky klan shfrytëzonte vajza me kombësi rumune dhe shqiptare duke i detyruar ato të prostituonin për të marrë përfitime.

Por në seancat ku u morën në pyetje dhe dy vajzat rreth kësaj çështjeje ato kanë deklaruar se ishin vetë ato që kishin dëshirë të bënin diçka të tillë.

Gjithashtu janë bërë dhe shumë përgjime telefonike ku në një prej tyre flitej për blerjen e një vajze me një çmim për rreth 2000 euro por dy personat të cilët kanë folur për këtë gjë nuk janë kapur dhe janë të lirë.

r.b/NOA

KOMENTE