Durrës, 18 dhjetor NOA - Një 98-vjeçare është gjetur e vdekur pranë një kanali në Durrës duke vënë në alarm policinë e këtij qyteti. Ngjarja ndodhi dje kur H.H, është gjetur e vdekur buzë një kanali pranë Depos Ushtarake të Minave në Porto Romano, Durrës.
Kanë qenë familjarët e saj banues në lagjen Nr.15, Durrës, që lajmëruan policinë. Sipas tyre e moshuara kishte dalë nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Nga veprimet e para hetimore, policia deklaroi se 98-vjecare prej kohësh vuante nga sëmundje të zemrës, mëliçisë, sklerozës etj, për të cilat edhe kurohej.
Nga këqyrja e jashtme të kufomës nuk u konstatuan shenja të dhunës fizike.
Nga hetimet e kryera mendohet se shkaku i vdekjes është infarkti kardiak (konfirmohet se kjo shtetase kishte kaluar edhe më parë infarkt).
k.k/NOA