Nyon, 18 Dhjetor NOA - Krahas shortit që është hedhur për Champinos League ditën e sotme u bë dhe shorteu për ekipet pjesëmarrëse në Europa League. Duhet thënë që për ekipet italiane ai shkoi më mirë se sa për ato në Champions ku si Juventus ashtu dhe Roma nuk do të përballen me një ndër skuadrat pretendente të këtij evenimenti në veçanti me Liverpulin.
Më saktësisht ekipi i Juventusit do të përballet me Holandezët e Ajaxit kurse kryeqytetasit e Romës do të kenë një sfidë me grekët e Panathinaikos.
Ndërsa për sa i përket Liverpulit ata do të përballen me Unirean. Ndeshjet e tjera vijojnë si më poshtë:
Rubin Kazan - Hapoel Tel Aviv
Atletiko Bilbao - Anderlecht
Copenhagen - Marseille
Atletiko Madrid - Galatasaray
Club Bruge - Valencia
Fulham - Shaktar Donetsk
Hamburg - PSV
Villareal - Wolsfburg
Standart Liege - Salzburg
Twenete - Werder Bremen
Lille - Fenerbaçe
Everton - Sporting CP
Hertha BSC - Benfica.
r.b/NOA