English

Hidhet shorti i Champions League, kush janë sfidat

Nyon, 17 Dhjetor NOA - Është hedhur sot shorti i Champions League në Nyon të Zvicrës. Shorti ka qenë tepër i ashpër me ekipet italiane ku të treja do të kenë sfida tepër të vështira.

Inter do të përballet me Çelsin e Karlo Ançelotit, Milani me Manchester United dhe Fiorentinës shorti i ka dhuruar ekipin më të vështirë nga të cilat mund të qëllonin dhe ka qenë pikërisht Bajerni i Mynihut i cili eliminoi Juventusin në grupe.

Kampionët në fuqi të Barcelonës do të përballen me ekipin gjerman të Shtutgardit kurse për rivalët e tyre në spanjë Real Madrid do të jetë një sfidë më e vështirë përballë francezëve të Lionit.

Për sa i përket sfidave të tjera ato vijojnë si më poshtë: Olympiacos - Bordeaux, Cska Mosca - Siviglia dhe Porto - Arsenal.

r.b/NOA

KOMENTE