Korçë, 18 dhjetor, NOA - Ndërsa ishte duke ndenjur në shtëpinë e së motrës, hajdutët në shtëpinë e saj po vidhnin. Bëhet fjalë 63-vjeçaren T. Ikonomi, lindur dhe banuese në Saver të Lushnjës e cila ka kryer denoncimin në polici për vjedhjen e një celulari të markës Sony Ericson dhe të një shume prej 15 mijë lekësh.
Nga ana e tyre, forcat policore janë duke kryer veprimet hetimore procedurale për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal në ngarkim të L.Pite, 29-vjeç, si i dyshuari kryesor për këtë ngjarje.
Ndërkaq, materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë që të zbardhë ngjarjen e plotë.
n.e/NOA