English

Kapen dy 15-vjeçar, qëlluan me automatik në ajër

Durrës, 18 dhjetor NOA - Dy të mitur janë kapur nga policia e Durrësit pasi qëlluan me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi dje në lagjen "Lugina" në Shijak kur O.Sh. dhe E.B, të moshës 15-vjeçare dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri automatik ne ajër.

Policia e sinjalizuar për ngjarje nisi menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët.

Pas hetimeve të para rezultoi se dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin të mitur.

Ata u shoqëruan në ambientet e policisë dhe pasi u morën në pyetje u lanë të lirë për shkak të moshës së mitur.

Ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale "të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake" dhe "prishjes së qetësisë publike".

k.k/NOA

KOMENTE