Elbasan, 18 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë ndaluar dy të rinj, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre ata rezultuan të kishin rreth 330 gram lënë narkotike.
Bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se të ndaluarit janë Ardian Serica, 31 vjeç 31, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes" dhe 18-vjeçari M.B., lindur dhe banues që të dy në qytetin e Elbasanit.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10.6 gram e llojit heroinë dhe 323.8 gram e llojit kabanis sativa.
Në lidhje me këtë ngjarje policia po punon për dokumentimin e plotë të saj, ndërsa
materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim", e cila parashikohet nga neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA