Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 18 dhjetor NOA - Rritja e shpejtë e kredive me probleme mbetet kërcënimi kryesorë i sistemit bankarë gjatë vitit të ardhshëm. Ky ka qenë shqetësimi i Guvernatorit Ardian Fullani gjatë një takimi me drejtuesit e bankave në vend. Sipas tij përkeqësimi i cilësisë së kredive do të ndikojë në fitimet e bankave gjatë një periudhe afatmesme.
Aktualisht niveli i kredive me probleme ka arritur në 9 % të totalit të portofolit, kjo situatë është një nga arsyet pse bankat kanë rritur normat e interesit, për kreditë.
"Po përballemi me një përkeqësim të cilësisë së portofolit të kredisë, i cili rëndon në rezultatin tuaj financiarë"- u tha Fullani bankierëve.
Sipas tij Banka e Shqipërisë mbështet përpjekjet e bankave për të mbuluar me fonde rezervë kreditë me probleme.
Në fjalën e tij guvernatori u ndal edhe në situatën aktuale të kreditimit dhe ndikimin që ajo ka dhënë në zhvillimin e ekonomisë.
Fullani u shpreh se banka e Shqipërisë është e interesuar që kreditimi të vijojë në monedhën vendase dhe u kërkoi bankierëve që të vijojnë kredidhënien për klientët e tyre dhe për ekonominë.
Pak kohë më parë institucioni më i lartë monetarë, deklaroi se mungesa e kreditimit mund ta çojë ekonominë në një rreth vicioz duke sjellë ngadalësim të saj.
Kjo situatë aspak e këndshme do të rëndojë konsumatorët dhe biznesin vendas.
r.l/NOA