English

Meta: Ftoj opozitën të kontribuojë për pyetësorin e KE-së

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar sot para gazetarëve se opozita po përdor retorikë tërësisht jo konstruktive sidomos në lidhje me situatën ekonomike në vend.

"Është vërtetë për të ardhur keq që në momentin kur Shqipëria paraqet një situatë ekonomike nga më të qëndrueshmet, në krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë dhe të kontinentit tonë, në momentin kur Shqipëria përmendet gjithnjë e më pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare, nga Banka Evropiane për Investim dhe Zhvillim dhe institucione të tjera si një vend që jo vetëm i ka qëndruar me shumë sukses krizës globale financiare dhe ekonomike, por dhe ka arritur që jo vetëm të ruaj parametra të qëndrueshëm makro ekonomikë dhe makro fiskal, por njëkohësisht të tërheq gjithë një më shumë investime të huaja direkte, të cilat kanë shënuar një rritje të pandërprerë" tha Meta.

Gjatë deklaratës së tij, Meta th se fton lidershipin e Partisë Socialiste dhe forcat e tjera politike opozitare që të përfshihen në proces e pyetësorit të KE-së të japin kontributin e tyre.

Pyetjes së gazetarëve se si do bëhet ky dialogu, pasi më parë opozita e ka nisur dialogun dhe më anë të letrave, dhe si do të bëhen këtë herë negociatat, Meta iu përgjigj se Â

"vullneti ka qenë dhe është gjithnjë pozitiv, ofertat kanë qenë konkrete dhe mbeten të tilla, përderisa çështjet që shtrohen kanë qenë dhe janë konkrete.

Kështu që në këtë drejtim, jo vetëm që mazhoranca do të jenë gjithnjë të hapur për dialog dhe bashkëpunim me opozitën, por pa asnjë diskutim me gjithë grupet e tjera të interesit në vend, sepse dialogu është një proces shumë më i gjerë sesa thjesht dhe vetëm Parlamentit"

k.k/NOA

Â

KOMENTE