Tiranë, 18 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka paralajmëruar se opozita do të protestojë nesër në Lezhë e Shkodër.
"Do të protestojmë për të kundërshtuar veprimet e kësaj qeverie dhe oborrit familjar i cili çdo ditë e më shumë po rëndon mbi shpatullat e shqiptarëve dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.
Të ngrihemi në mbarë vendin për t'ia bërë të qartë këtij kryeministri i cili këdo që sheh në krah të opozitës kushdo qoftë ky mjafton të jetë i majtë, kërkon ta rrënojë, ti shkatërrojë pronën,ta fyejë ku s'ka më rëndë, ta denigrojë deri kur të ulë kokën para pushtetit ilegjitim të dalë nga vota e vjedhur e zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila mbahet peng në bunkierët e oborrit të kësaj qeverie" tha Kadeli.
"Nuk mund të harrojë Lezha e Shkodra premtimin se bizneset do të jenë të garantuara duke u liçensuar brenda ditës, ku ky liçensim u bë vetëm për të vjelë edhe qindarkën e fundit të këtij biznesi duke e transferuar në biznes të madh dhe duke e falimentuar atë sëbashku me familjen e tij.
I zhytur në borxhe ndaj biznesit, me tendera të dyshimtë duke i  marrë frymën ç'do biznesi të ndershëm që mundi të mbijetojë nga ky regjim i korruptuar duke bërë antimitingje për tu mbushur mendjen shqiptarëve se ka përkrahje, por ky antimiting pati edhe kurbanët e radhës siç është rasti i punonjësit të komunës Shëngjin i cili u largua nga puna pse nuk pranoi të shkojë në mitingun e organizuar nga pushteti i radhës. Dhe ky është vetëm një nga mijëra rastet e abuzimit të pushtetit" shtoi më tej deputeti socialist.
k.k/NOA