English

Qeveria: Pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit, asnjë shtyrje pagese

Tiranë, 18 dhjetor NOA - Zyra e shtypit e Kryeministrisë ka reaguar sot duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se qeveria shqiptare nuk po jep rrogat për administratën dhe pensionet e vendit.

"Prej tre ditësh me radhë, Edvin Rama dhe ekipi i pinjollëve të bllokut, përmes mediave, të cilat i kanë vetë nën kontroll dhe konferencave për shtyp, po vazhdojnë të shpifin e mashtrojnë se qeveria shqiptare nuk po jep rrogat për administratën dhe pensionet për pensionistët e vendit.

Kjo është një tjetër gënjeshtër e turpshme që Edvin Rama shpërndan pa iu skuqur aspak faqja, përpara 800 mijë punonjësve dhe pensionistëve të vendit, të cilët kanë marrë pa përjashtim, çdo njëri prej tyre, rrogën dhe pensionin e plotë ashtu siç u takon, si dhe po marrin, si ndër të paktit në Evropë, shpërblimin e fundvitit" thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga zyra e shtypit pranë Kryeministrisë.

"Qeveria shqiptare garanton edhe një herë se pagesat për pagat e pensionet do të shpërndahen sipas ligjit dhe nuk do të ketë asnjë shtyrje pagese.

Qeveria shqiptare ka në dispozicion fondin prej 15 milion dollarësh, nga i cili do të bëhet i mundur shpërblimi prej 2500 lekë për pensionistët, si dhe shpërblimin e fundvitit për punonjësit e administratës, shpërblim i cili për rrogat e ulëta të administratës do të jetë 15 mijë lekë dhe për rrogat e tjera do të jetë 10 mijë lekë" përfundon deklarata.

k.k/NOA

Â

KOMENTE