English

Reshjet e dëborës bllokojnë mjaft zona veriore të vendit

Tiranë, 18 dhjetor, NOA - Reshjet e mëdha të dëborës të rëna gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar bllokimin e disa zonave në veriun e vendit.

Të dhënat paraprake tregojnë sesi në Peshkopi janë bllokuar Lura dhe Kalaja e Dodës. Ndërkohë që në Bulqizë janë bllokuar Ostreni, Trebishti, Zerqani dhe Selishta.

Por probleme hasen edhe në Qafën e Malit në Pukë, pa harruar edhe zonën lindore të vendit, ku ajo e Korçës është më e kërcënuara nga dëbora gjatë kësaj jave.

Bëhet me dijeni se zyrat rajonale të emergjiencës në një situatë të tillë janë duke marrë të gjitha masat për të parandaluar të gjitha dëmtimet e mundshme dhe aksidentet rrugore.

Ato po hedhin kripë nëpër akset rrugore si edhe kanë rekomanduar ecjen me zinxhir ndaj të gjitha automjeteve.

n.e/NOA

KOMENTE