Uashington, 18 dhjetor, NOA - Mbi 1 miliardë dollarë janë shpërdoruar në kontratat për rindërtimin dhe zhvillimin e Afganistanit që nga viti 2002.
Një fakt i tillë, mjaft i rëndë për zyrtarët amerikanë është bërë me dijeni gjatë një raportimit të një memorandumi të përgatitur nga ekipi i senatores demokrate, Kler MekKaskill.
Sipas saj, në total Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar më shumë se 23 miliardë dollarë për rindërtimin e Afganistanit të rrënuar nga lufta dhe rreth 1 miliardë orej tyre nuk ka shkuar në destinacionin e duhur.
Sipas senatores demokrate, ky 1 miliardë dollarë nga fondet e dhëna ishin të paarsyeshme ose nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm.
n.e/NOA