English

Samiti i Klimës sot në ditën e zyrtarizimit të marrëveshjes, delegatët janë skeptikë

Kopenhagen, 18 dhjetor, NOA - Dita e sotme përkon me atë të pritshmërisë së zyrtarizimit të një marrëveshje përfundimtare për efektet e klimës dhe fondet e akorduara në ndihmë të vendeve të varfra për ngrohjen globale në Samitin e Klimës që po mbahet prej disa ditës në Kopenhagen.

Gjatë dy javëve të fundit mijëra delegatë kanë zhvilluar takime në qendrën e konferencave me detyrën e hartimit të një plani për të trajtuar problemin e ndryshimit të klimës.

Por marrëveshja ende duket e zbehtë dhe ekspertët duken skeptikë për mundësinë e realizimit të saj.

Shumë prej seancave kaluan me një retorikë se kush duhet fajësuar për ngrohjen globale, kush vuan më shumë nga ajo dhe kush duhet të kontribuojë më shumë, dhe jo me zgjidhjen konkrete të problemit.

Nga ana e tyre, shtetet e pasura nuk kanë pranuar që të paguajnë shumë për efektet e klimës, duke pretenduar se ato janë shuma goxha të mëdha.

Ndërsa ekspertët e klimës kanë hedhur alarmin se kjo gjë duhet bërë sa më parë të jetë e mundur, pasi efektet janë mjaft të frikshme.

Sipas parashikimeve të tyre, të bëra me dije edhe në samit, deri në vitin 2050 bota do të ndiejë ndryshime të dukshme.

I ngjashëm ishte edhe mesazhi i presidentit francez Nikola Sarkozi, i cili u kujtoi udhëheqësve botërorë se dështimi nuk është alternativë e duke thënë se të gjithë ata do të duhej të jepnin llogari para opinionit global dhe vendeve të tyre përse kanë dështuar.

n.e/NOA

Â

KOMENTE