Tiranë, 18 dhjetor NOA - Një i mitur ka aksidentuar për vdekje me automjetin e tij një të moshuar.
Ngjarja ndodhi dje pasdite në "Rrugën e Durrësit", me drejtim lëvizje Laprakë - rreth rrotullimi i sheshit "Rilindja" në Tiranë, kur 15-vjeçari Xh.B, ka qenë duke drejtuar mjetin tip-Benz me targë Tr 8284 S, në momentin që ka përplasur të 89-vjeçarin Sulejman Dragoshi.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burime nga policia thanë se i moshuari po tentonte të kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin në momentin që u përplas nga automjeti.
Ai i transportua në spital, por ndërroi jetë sapo mbërriti në duart e mjekëve.
Policia ndaloi 15-vjeçari pasi akuzohet për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "drejtimit të mjetit pa dëshmi".
k.k/NOA