Shkup, 19 dhjetor, NOA - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për BBC-në para kongresit të dytë të partisë, që do të zhvillohet sot, pohon se deri më tani nuk ka hasur në përplasje në koalicionin qeveritar rreth tre shtyllave kryesore të marrëveshjes për qeverisje, që janë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe integrimi i vendit në NATO dhe BE. Ahmeti thotë se partia do të përfshihet në një sërë reformash, ndërkohë që nuk do të ketë një kundërkandidat.
Â
Z.Ahmeti do të keni kundërkandidat në kongresin e partisë?
- Kam kërkuar nga Kryesia, nga Këshilli i Përgjithshëm, jo vetëm tash në prag të kongresit, por edhe në mbledhjet për përgatitjen e kongresit që të respektojmë një pikë të statutit, që dy e më shumë kandidatë duhet të ketë në garë për të marrë drejtimin politik, qoftë të partisë qoftë të degëve të BDI-së.
Nuk ka pranuar asnjë nga organet. Arsyetimi ka qënë se nuk duam të bëjmë spektakël dhe nuk ka pranuar asnjë nga organet që të nxjerrë kundërkandidat.
Â
Po sa demokratike është BDI, kur nuk ka një garë të tillë, për të cilën edhe ju flisni?
- Unë nuk mund të prodhoj kundërkandidatë, sepse janë organet ato që vendosin, por si vlerë unë do të luftoj që të ketë një garë të tillë.
Kongresi i BDI-së po ndodh kur Maqedonia është në një situatë të paqartë rreth integrimeve të saj euroatlantike, si e shikoni të ardhmen e vendit?
- Në kongres do të diskutohen dhe do të miratohen dokumente shumë të rëndësishme, si programi dhe statuti, por parashihen edhe qëndrime të rëndësishme edhe për Maqedoninë. Ne për herë kemi qenë të dobishëm dhe në të ardhmen do të kontribojmë që çështjet, kontestet e ndryshme, që ende nuk kanë gjetur zgjidhje, ne të jemi një pjesë mjaft e rëndësishme që të kontribuojmë, që sa më parë ato të mbyllen. Alternativë veç NATO-s dhe BE-së Maqedonia nuk ka dhe angazhimet tona janë në këtë drejtim.
Â
Po kjo është një fjali e dëgjuar shpesh. Si do ta bëni këtë? Partneri juaj i qeverisë VMRO DPMNE po e thotë hapur se jo me çdo kusht do të pranojë integrimet e vendit?
- Të gjitha porositë nga miqtë tanë ndërkombëtar janë mjaft shpresëdhënës.
BDI ka hyrë në këtë koalicion me një marrëveshje tepër të rëndësishme për tre gjëra.
Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, integrimi i Maqedonisë në NATO dhe integrimi i Maqedonisë në BE. Â Deri më tani unë nuk kam hasur diçka që të dyshoj në përcaktimin, apo në anashkalimin e këtyre tre shtyllave kryesore, mbi të cilat bazohet koalicioni mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.
Â
Kongresi i BDI-së ndodh në një moment kur kritikat ndaj partisë suaj janë në rritje sidomos për funksionimin e qeverisë. Si do t'ju përgjigjeni kritikave që thonë se partia juaj nuk është as gjysma e BDI-së që ka qenë në qeveritë e kaluara?
- Mund të them lirisht në pika të shkurtra, se shqiptarët e Maqedonsië kanë me çka të krenohen dhe që u arritën brenda një viti. Duke filluar që nga Manastiri i harruar, sot shqiptarët e Manastirit dhe Maqedonisë kanë muzeun ku është krijuar alfabeti i gjuhës shqipe. Është ngritur në rrugë institucionale Muzeu i Lirisë në Shkup, u hapën fakultete në Kumanovë, gjithashtu përfaqësimi i drejt i shqiptarëve, vetëm brenda këtij viti që e mbyllim arrin një shifër gati prej 1400 persona, të cilët do të angazhohen në administratën publike shtetërore si dhe në polici.
Â
Megjithatë si i shikoni raportet tuaja si parti me partnerin tuaja të qeverisë VMRO DPMNE. E bëj këtë pyetje edhe një herë, sepse shohim përplasje mes përfaqësuesve partiakë, ndërkohë nga vetë zyrtarët qeveritarë shpesh dëgjohen fjalë që thonë se ata nuk kanë pushtetin që duhej ta kishin?
- Derisa nuk ka përplasje tek ky koalicion rreth tre shtyllave kryesore të marrëveshjes për koalicon, unë nuk mund të rrezikoj interesat e shqiptarëve. Unë jam i përgjegjshëm për misionin tim dhe unë nuk bëj shaka me çështje të mëdha.
Â
Z.Ahmeti, cilat do të jenë reformat që do të ndërmerrni në parti?
- Do të fillojnë që nga organizimi në bazë si dhe ndryshimet që do të bëhen në statutin e BDI-së.
Â
A do të ketë në këto reforma edhe një reformim të strukturave. Ju thoni se BDI ka politika të qarta, a do të angazhojë partia kuadro, të cilët do të jenë të denjë për të realizuar këto politika.
- Brenda BDI-së ka deputetë, zyrtarë, kryetarë komunash që nuk flasin një gjuhë të huaj, janë me shkollë të mesme.
Â
Kjo nuk përputhet me idealet për ta integruar vendin në BE, ku kërkohet një dije dhe një nivel më i lartë?
- Po mbi të gjitha për mua vlera më e madhe është që njeriu të jetë i aftë, i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për përgjegjësitë që ai i merr.
BBC