English

Berisha në konferencë shtypi: Nga Danimarka vij me një premtim të shkëlqyer

Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha doli sonte në një konferencë për shtyp ku në fillim u ndal në Samitin e Klimës në Danimarkë ku mori pjesë dhe u kthye në orët e para të ditës së sotme, duke thënë se kthehej me një premtim të shkëlqyer duke iu referuar pohimit të Obamës.

Berisha vlerësoi si arritje marrëveshjen e Samitit për të arritur uljen me dy gradë Celsius të ngrohjes globale dhe premtoi se "qeveria shqiptare do të mbështesë përpjekjen globale për frenimin e ngrohjes dhe pasojave të ndryshimit të klimës".

Më tej Berisha tha se në kuadrin e samitit, arriti të realizojë një numër takimesh me kryetarë shtetesh e qeverish të shumë vendeve nga Evropa dhe kontinente të tjera.

Kryeministri u përqendrua në takimin me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama.

"Jemi në pritje të një ngjarjeje të shënuar, vizitës suaj në Shqipëri", - rikujtoi Berisha ftesën që i bëri Obamës dhe citoi përgjigjen e tij: "Do të bëhet".

Vijon...

KOMENTE