Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Nëse do të realizohej një proces numërimi të ri votash, Partia Demokratike do të fitonte edhe një mandat deputeti, por një hap i tillë, do të sillte një katastrofë për vendin.
Këto komente, Berisha i bëri në një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme, e cila po vazhdon edhe aktualisht.
"Mungesa e opozitës në Parlament është dëmtuese, por duhet ta kemi të qartë se nuk mundet kurrkush të penalizojë vendin për shkak të një vendimi për të bojkotuar Parlamentin, sepse kështu, do të barazoheshin të pabarazueshmit.
"Angazhohem për të pranuar kërkesat e ligjshme të opozitës", - theksoi Berisha, duke shtuar:
"Gjatë këtyre muajve, unë kam takuar me qindra personalitete, po ashtu dhe z.Rama ka bërë disa takime, por nuk keni dëgjuar një personalitet të vetëm, të majtë, të djathtë apo të qendrës që të ketë shqiptuar mundësinë e rihapjes së kutive të votimit pas vendimeve të gjykatës".
Berisha tha se kjo nuk pranohet jo se nuk ka respekt për opozitën, por sepse nuk mund të dilet mbi një vendim gjykate.
Në këtë pikë, Berisha shprehu sigurinë se nëse do të kishte një rinumërim votash, "absolutisht do të fitoja një mandat".
Këtu Berisha pohoi se këtë gjë nuk do ta pranonte sepse "do të fitohej një mandat por do të krijohej një katastrofë për vendin".
e.r/NOA - Lexoni mbi pjesën e parë të konferencës për shtyp: Berisha në konferencë shtypi: Nga Danimarka vij me një premtim të shkëlqyer