Pekin, 19 dhjetor, NOA - Kamboxhia ka ndër mend t'i dëbojë nga territori i saj një grup refugjatësh ujgurë nga Kina duke dashur t'i kthejë ata në vendlindjen e tyre.
Sipas ministrisë së Jashtme kamboxhiane, një masë e tillë do të ndërmerret pasi të 22 ujgurët u dëbuan, sepse kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kamboxhias.
Ata i përkasin pakicës myslimane që u larguan jashtë vendit pas trazirave në provincën Xinjiang në veriperëndim të Kinës. Gjatë trazirave, ku gjetën vdekjen dy ujgurë, sipas të dhënave zyrtare, vdiqën rreth 200 njerëz.
Kina kohëve të fundit për shkak të ujgurëve kishte rritur presionin ndaj qeverisë kamboxhiane.
n.e/NOA
Â
Â
Â