English

Kreu i LSI, Meta: Në Evropë nuk shkohet me mllefe personale

Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, bëri sot thirrje për një etikë të re politike në vend dhe u shpreh se "në Europë nuk shkohet me mllefe personale". Këto deklarime, Meta i bëri ndërsa zhvilloi një sërë takimesh me strukturat e LSI-së në Berat, Poliçan, Skrapar, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit dhe deputetin e LSI-së në qarkun e Beratit, Nasip Naço.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim duke u ndalur në problematikat e Beratit, garantoi se qeveria do të ketë në prioritet zhvillimin e këtij qyteti.

Duke konsideruar vitin 2010 si vitin më të rëndësishëm përsa i përket konkretizimit të reformave dhe proceseve integruese të vendit, Meta, ftoi opozitën që të kryej rolin e saj, jo vetëm në përmbushjen e standardeve të BE-së, por edhe në realizimin e aspiratave të qytetareve shqiptarë dhe vet votuesve të saj.

"Dorëzimi i Pyetësorit nga Komisioni Europian përbën një moment historik për vendin, moment që kërkon kontributin dhe energjitë e gjithë aktorëve të politikës, si dhe përfshirjen e faktorëve të tjerë, Â të shoqërisë civile, ekspertëve e më gjerë".

***

Gjatë zhvillimit të këtyre takimeve anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së kanë vlerësuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e LSI-së në Qeverinë e Integrimit.

Në fjalën e tij kryetari i LSI-së, z. Meta, është ndalur gjerësisht në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe reformat integruese që përbëjnë angazhimin kryesor të kësaj qeverie. Z. Meta u shpreh se koalicioni midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është garancia e qytetarëve për realizimin e këtyre reforma.

Më tej z. Meta ka garantuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së se kjo forcë politike do të qëndroj larg tensioneve false. Veprimi politik i LSI-së, deklaroi z. Meta, do të ketë si orientim vetëm integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

e.r/NOA

KOMENTE