English

Në Kakavijë, fluks i lartë i emigrantëve shqiptarë që kthehen për festat e fundvitit

Kakavijë, 19 dhjetor, NOA - Gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë,të cilët kthehen për të festuar festat e fundivitit në vendin e tonë.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Kakavijës sipas të cilave konkretisht deri në mesditën e sotme përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 3950 emigrantë dhe 875 automjete, ndërsa kanë dalë 950 persona dhe 260 automjete.

Nga pala shqiptare në hyrje punohet me 5 sportele dhe kjo do varet në varësi të fluksit, ku në rast shtimit të tij do shtohen edhe sportelet si dhe në dalje me 3 sportele.

Ndërsa nga pala greke punohet me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, pasi pala greke gjatë hyrjes së emigrantëve për në Shqipëri nuk aplikon procedura  kontrolli të njëjta si ato që aplikon gjatë hyrjes së emigrantëve për në shtetin grek.

Si rezultat i masave të marra nuk janë shfaqur radhë në Kakavijë dhe burimet policore bëjnë me dijeni se fluksi i mbërritjes së emigrantëve po vazhdon me një ritëm normal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE