English

Numërimi, zyrtarizohet Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike

Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Partia Demokratike ka arritur të formësojë Këshillin e ri Kombëtar të saj, falë votimit që u krye nga 12650 delegatët e Kuvendit të saj Kombëtar i cili u mbajt para pak ditësh në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Sipas të dhënave të selisë blu, tashmë ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave të delegateve nga i gjithë vendi për 100 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, duke përzgjedhur fituesit nga 400 emrat që garonin për këtë organ.

Ky është edhe organi më i lartë i vendimmarrjes së Partisë Demokratike pas atij të Kongresit që pritet të zgjidhet gjatë muajit janar nga anëtarësia blu.

Shpallja zyrtare e kandidaturave të Këshillit Kombëtar Demokrat pritet të bëhet ditën e sotme pasi në listën e fituesve nga procesi i votimit, të shtohen edhe emrat e anëtarëve, të cilët automatikisht do të hyjnë në Këshillin Kombëtar.

n.e/NOA

Â

KOMENTE