English

Parashikimi i ekonomistëve ndërkombëtarë: Viti 2010 do të jetë më i mirë se 2009

Uashington, 19 dhjetor, NOA -Â Ekonomistët ndërkombëtarë parashikojnë se viti i ardhshëm ka për të qenë më i mirë se viti i cili po mbyllet për financat globale, duke mos mohuar faktin se gjithsesi rimëkëmbja ekonomike mbetet delikate.

Sipas tyre, ekonomia e Shteteve të Bashkuara dhe ajo botërore po rriten përsëri, bizneset kanë filluar të investojnë përsëri, konsumatorët po shpenzojnë, besimi i bizneseve dhe konsumatorëve është në rritje, tregtia globale po zgjerohet me një ritëm inkurajues.

Por nga ana tjetër, paralajmërojnë se gjithsesi, rreziqet mbeten dhe reformat financiare janë të nevojshme. Rënia ekonomike goditi më shumë vendet e industrializuara dhe i hapi rrugën ngritjes së fuqive të tilla ekonomike si Kina dhe India, por janë pikërisht këto të dyja të cilat do të kontribuojnë në stabilitetin e ekonomisë botërore duke u bërë kështu bëhet fokusi i rritjes së saj me kalimin e kohës. n.e/NOA

Â

KOMENTE