Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut nuk arriti objektivat e saj elektorale të 28 qershorit, e kjo edhe pasi pësoi një sulm dhe agresion të paparë ndonjëherë.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryetari i kësaj force politike, Vangjel Dule, gjatë fjalës në Kongresin e Jashtëzakonshëm të saj i cili po mbahet në Tiranë.
Sipas tij, pushteti i Partisë Demokratike e ndëshkoi këtë forcë politike me shkarkime të mbi 60 punonjësve të PBDNJ në administratë gjë që solli çarjen me PD-në, kjo edhe sepse sipas Dules, partia që ai drejton nuk merret me përçarje dhe qëllime të vogla.
"Eshtë e papranueshme për misionin tonë, që të bëhemi parti satelite e çfarëdo partie në çfarëdo pozicion me pushtetin është ajo, prandaj ndërpremë bashkëpunimin me Partinë Demokratike", shpjegoi ai më pas ndarjen nga PD në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit..
Por kjo edhe sepse sipas tij, pasi Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut ka në parim të saj vlerat evropiane dhe nuk mund të pranonte që të ishte në të njëjtin koalicion me parti që nuk i kanë ato në bazë, por udhëhiqen nga armiqësitë e vjetra dhe kundërshtojnë aleatët tanë të drejtpërdrejtë që na kanë ndihmuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
"Nuk mund të mbështesim parti që jashtë selive të BE-së në Tiranë paraqisin kërkesa për objektiva fantazim", tha ai duke iu referuar partisë për Unitet dhe Integrim që kërkoi para zyrave të Lohan para pak ditësh zgjidhjen e çështjes çame.
Duke pranuar humbjen në zgjedhje, ai tha se gjithsesi procesi i 28 qershorit nuk ishte i ndershëm dhe transparent e demokratik.
n.e/NOA