English

Portugalia, drejt miratimit të ligjit për martesat mes gay-ve

Lisbonë, 19 dhjetor, NOA - Megjithëse një vend i besimit katolik në një masë të madhe të popullatës dhe ku kisha ka goxha ndikim tek banorët e saj, Portugalia është vendi i cili pritet që së shpejti të njohë zyrtarisht martesat e të njëjtit seks.

Portugalia do të bëhet në këtë mënyrë bërë vendi i gjashtë në Evropë që lejon martesat mes homoseksualëve, pas vendeve si Anglia, Norvegjia etj.

Mësohet se vendimi i pritshëm në këtë vend pro martesave gay, ka patur në thelb të tij insistimin e madh prej komunitetit të homoseksualëve i cili ka zhvilluar një fyshatë sensibilizuese mjaft të madhe dhe me ndikim tek qeveria.

Megjithatë në ligjin e propozuar nga qeveria portugeze, nuk parashikohet lejimi i adoptimit të fëmijëve nga këto çifte të përbërë nga pjesëtarë të të njëjtit seks.

n.e/NOA

KOMENTE