Shkodër, 19 dhjetor, NOA - Pas Durrësit, Beratit dhe Elbasanit, Fierit dhe Vlorws turi i dytë i protestave të opozitës do të vazhdojë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës me të njëjtin slogan "Berisha, hap kutitë ose largohu".
Edhe në qytetin verior, socialistët sërish do t'i kërkojnë kryeministrit Berisha që të hapë kutitë e votimit të 28 qershorit, ose në të kundërt të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme. Ndërkaq, kërkesave të radhës së opozitës, gjatë këtyre dy ditëve iu është shtuar edhe ajo e anullimit të masës së fundit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të produktit të energjisë, si edhe ai i ndarjes para Vitit të Ri të pagave dhe shpërblimeve për buxhetorët.
Por bëhet me dijeni gjithashtu se Partia Socialiste do të protestojë në mbështetje të biznesit të rrezikuar nga falimentimi për shkak të rritjes së taksave dhe kalimit të 40% të tyre në biznes të madh. n.e/NOA
Â