English

Shalsi: Të hënën ejani të protestojmë para Parlamentit

Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Ditën e hënë Partia Socialiste i fton të gjithë mbështetësit e saj që të mblidhen përpara sallës së parlamentit për të vijuar protestat e saj në Tiranë.

Ftesa është bërë e njohur publikisht nga deputeti socialist Eduard Shalsi, i cili u bëri me dijeni simpatizantëve të PS-së që të shkojnë atje për të protestuar për krizën demokratike në të cilën e ka zhytur vendin sipas tij dhe institucionet, papërgjegjshmëria e Sali Berishës.

"Ejani të protestojmë kundër kokëfortësisë berishiane që kërkon t'i mohojë shqiptarëve të drejtën elementare të hapjes kutive.

Ejani të protestojmë kundër kësaj qeverie, që gjendjen ekonomike mundohet ta paraqesë si zhvillim të paparë ndërkohë që kriza ekonomike është ulur këmbëkryq në Shqipëri.

Ejani të protestojnë për rritjen e çmimit të energjisë, që godet dhjetëra mijëra familje shqiptare por dhe qindra biznese të cilët përveç krizës ekonomike tashmë i duhet të përballojnë papërgjegjshmërinë qeveritare.

Ejani të protestojnë për mbërthimin dhe komandimin e shtetit nga një familje e vetme, ajo kryeministrore  që interesat speciale të saj i ka vendosur mbi interesat e përgjithshme të popullit", ka qenë thirrja e deputetit Slasi drejtuar mbështetësve të Partisë Socialiste për mitingun e ditës së hënë.

n.e/NOA

KOMENTE