English

Zv/presidenti i BQE: Situata ekonomike e Greqisë, serioze

Frankfurt, 19 dhjetor, NOA - Greqia ndodhet në një situatë shumë serioze sa i përket krizës së saj ekonomike dhe detyrimeve me borxhin, prandaj kjo situatë jo vetëm që nuk duhet injoruar, por as edhe të merret lehtë zgjidhja e saj nga autoritetet vendase.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Lucas Papademos gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin grek të Financave, George Papaconstantinou.

Të takuar që të dy në Frankfurt kanë diskutuar mbi faktin se Greqia duhet të ndërmarrë masa thelbësore dhe kurajoze sa më shpejt të jetë e mundur për të përballuar kopalsin kërcënues financiar që e pret nëse nuk do të dijë si të manovrojë në kushtete rënda në të cilat gjendet.

"Vendi ndodhet në një situatë shumë serioze për llogaritë publike", është shprehuar zëvendëspresidenti i BQE-së, Lucas Papademos.

n.e/NOA

KOMENTE