English

Bajern i Mynihut dëbon Luka Tonin

Tiranë, 20 Dhjetor NOA - Kryetari i klubit të futbollit Bajern nga Mynihu, Uli Henes, largon yllin Luka Toni edhe pse kontrata me të skadon pas afro dy vjetësh.

Pohimin e ka bërë sot Henes i cili ka deklaruar se "çdo gjë është gati për shitjen e Luka Tonit", edhe pse me këtë klub ka kontratë deri në vitin 2011. Luka Toni, anëtar i kombëtares italiane, është në konflikt me trajnerin e Bajernit, Luj Van Gal. Ai kishte shkuar në ekipin e Bajernit, në vitin 2007.

e.r/NOA

KOMENTE