English

Gjirokastër, lumi përmbyt dy automjete, policia shpëton tre persona

Gjirokastër, 20 dhjetor NOA - Rrjedha e rrëmbyeshme e ujit ka rrezikuar të shkaktojë një tragjedi në aksin rrugor rural Gjirokastër-Komuna Lunexheri pasi dy mjete u përmbyten.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme kur personat që po rrezikoheshin kanë telefonuar në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër duke lajmëruar se në aksin rrugor rural Gjirokastër-Komuna Lunxheri e rrethit Gjirokastër në vendin e quajtur Ura e Aznakut, dy automjete ishin bllokuar nga uji.

Menjëherë në vendngjarje u nisën forca të shumta policie të drejtuara nga zv/drejtori i Policisë së qarkut Gjirokastër, reparti zjarrfikës i drejtuar nga shefi i këtij reparti si dhe u lajmërua Prefektja e qarkut Gjirokastër e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Konkretisht në vendin e quajtur Ura e Aznakut dy automjete tip Benz 240, të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra për në Komunën Lunxhëri njëri pas tjetrit, si pasojë e ardhjes së menjëhershme e rrjedhës së lumit Drino këto dy automjete nuk mund të vazhdonin më tej lëvizjen pasi uji arriti në një metër lartësi dhe automjetet u mbushën me ujë .

Në automjetin e parë udhëtonte drejtuesi i automjetit së bashku me në pasagjer ndërsa në automjetin e dytë ishte vetëm drejtuesi i automjetit, të cilët dolën mbi kabinën e automjetit .

Automjetit i repartit Zjarrfikës, së bashku me efektiva të zjarrfikëses dhe të policisë së qarkut u afruan me shumë vështirësi tek automjetet dhe pas një ore bënë të mundur që të tre shtetasit që ndodheshin në këto automjete t'i shpëtonin si dhe automjete e tyre të nxirreshin nga uji.

Përsa i përket situatës së rrugëve nacionale në këto momente s'ka asnjë rrugë nacionale të bllokuar.

k.k/NOA

Â

KOMENTE