Gjirokastër, 20 dhjetor NOA - Fluks emigrantësh në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë pasi kthehen në atdhe për të festuar festat e fundvitit.
Sipas drejtorisë së policisë së Gjirokastrës, prej orës 00.30 të datës 19.12.2009 deri në orën 12.00 të po kësaj date nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare Kakavijë kanë hyrë 3950 shtetas si dhe 875 automjete, si dhe kanë dalë 950 shtetas dhe 260 automjete.
Nga pala shqiptare në hyrje punohet me 5 sportele dhe kjo do varet në varësi të fluksit, ku në rast shtimi të fluksit do shtohen edhe sportelet si dhe në dalje me 3 sportele.
Nga pala greke punohet me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, pasi pala greke gjatë hyrjes së emigrantëve për në Shqipëri nuk aplikon procedura kontrolli të njëjta si ato që aplikon gjatë hyrjes së emigrantëve për në shtetin Grek.
k.k/NOA
            Â